Sali Berisha ndal euforinë pas donacioneve: Shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh i shqiptarëve, lekët do t'i hajë Arben Ahmetaj

Publikuar tek: politike, më 22:29 18-02-2020 Sali Berisha ndal euforinë pas donacioneve: Shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh i shqiptarëve, lekët do t'i hajë Arben Ahmetaj Ish Kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë në Ora News ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me menaxhimin që do të bëhet me donacionet e dhëna për tërmetin.

Berisha u shpreh se ‘është 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve, pasi këto fonde administrohen nga një grup hajdutësh.

Ai foli edhe për dy figura që mendon se janë dy nga hajdutët më të mëdhenj, ministrin Arben Ahmetaj, që e cilëson si autorin e PPP-ve dhe Artan Agollin, që Berisha thotë se i kanë ardhur informacione që një pjesë e fondeve do t’i shkojnë atij.

Berisha nuk la pa përmendur edhe donacionin e SHBA, ku shprehet se donacioni është vetëm për të bërë transparencë, gjë që ndodh vetëm në Shqipëri.

“Nuk mund të ndalem pa thënë se jashtë euforisë së madhe, jam 100% I sigurtë se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh i këtyre qytetarëve.
Ndërmjetësi midis këtyre donacioneve është një grup hajdutësh, ndër më të mëdhenjtë në botë nëse shikon Transparence International.
Dy figurat kyce janë hajdutët më profesionistë pas Edi Ramës.
Arben Ahmetaj është autor i famshëm i PPP, njeri që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro të vjedhura.
Hajduti I heshtur, Artan Agolli, është një lukuni I papërmbajtur dhe kam marrë vesh se një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt tij.
Përfaqësuesi I SHBA deklaroi se do të japim 5 milionë për transparencë, që do të thotë do ti japim për të kapur hajdutët, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha ndër të tjera Berisha.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085711479187012
array(1) { ["section"]=> string(136) "sali-berisha-ndal-euforine-pas-donacioneve-shume-shpejt-do-te-jete-zhgenjimi-i-madh-i-shqiptareve-leket-do-t-i-haje-arben-ahmetaj-195689" }