Sali Berisha rikthen vëmendjen te përplasja e djeshme e Ramës me një banor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 06-02-2015 Sali Berisha rikthen vëmendjen te përplasja e djeshme e Ramës me një banor Pamje nga \"konflikti\" i djeshem i nje banori me kryeministrin

Ish kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar “konfliktin” e djeshëm të një banori me kryeministrin Edi Rama për të shkruar statusin e radhës në facebook.

“Dje qytetarët e përmbytur të fshatit Fitore të Vlorës e ftuan Edi Ramën që kishte shkuar aty me makina të blinduara, antiplumb dhe 67 badiguard dhe një batalion të Gardës, të vizitonte një shtëpi aty ku ndodhej. Rama ishte sharë me fjalë ordinere me të zotin e shtëpisë që sapo kishte vizituar dhe refuzoi me arrogancë ftesën duke sharë qytetarin, të cilin badiguardet e Ramës e shtynë me forcë dhe nuk e lanë të afrohej me të. Në këtë kohë banori i revoltuar i kthehet "unë për këtë ditë të desha, ik mos të pafshim surratin, kur s'më gjindesh sot që jam i përbytur ik dhe vetëm ik" dhe i këputi të shara të tjera.

Të njëjtën pritje i rezervuan qytetarët e përmbytur Ramës dy ditë më parë, kur një qytetar i kërkoi fjalën Ramës, ky i fundit me arrogancë iu përgjigj " ik ik ti, shko lagu në shi ose pi raki", qytetari ja ktheu " ik ti...... mos të pafshim bojën"!! Arrogant i pashpirt siç është Ramën nuk e do njeri”, shkruan Berisha në facebook. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja biznesmenët që dhuruan ndihmat e para në jug të vendit
Liri Berisha në Novoselë, jep ndihma për të përmbyturit »
Article Logic
Execution time: 0.013040065765381
array(1) { ["section"]=> string(79) "sali-berisha-rikthen-vemendjen-te-perplasja-e-djeshme-e-rames-me-nje-banor-2524" }