Sali Berisha shpërthen ndaj Ballës në Kuvend: Ja si duhet t’i thërrisni Taulantit

Publikuar tek: politike, më 14:57 05-03-2018 Sali Berisha shpërthen ndaj Ballës në Kuvend: Ja si duhet t’i thërrisni Taulantit

Është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvend, dhe akuzat e opozitës dhe mazhorancës kundrejt njëra-tjetrës nuk kanë munguar.

Debati që ka kryesuar seancën e ditës së sotme ka qenë pikërisht kokaina rekord e sekuestruar në Durrës disa ditë më parë.

Ish-kryeminstri Berisha në fjalën e tij në Kuvend, akuzat e tij i pati për kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balala.

Sipas Berishës, Balla duhej të quhej Taulant Gjura, Taulant Hoxha dhe Taulant trajneri.

“Taulant Gjura mund të quhet Taulant Hoxha. Kësaj here jo se këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u ekstradua në zyra, dhe të tjerë u ekstraduan në Itali. Taulant Hoxha mund të quhet, ma kujto pak si e kishte mbiemrin trajneri i klubit sportive të Librazhdit, e arrestuan te tre urat me shoferin e Taulant Gjurës. Nëse ka njeri këtu me histori këmbë e tokë droge, është Taulant Gjyra, Hoxha, trajneri”- u shpreh Berisha në foltoren e Kuvendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012052059173584
array(1) { ["section"]=> string(87) "sali-berisha-shperthen-ndaj-balles-ne-kuvend-ja-si-duhet-t-i-therrisni-taulantit-112259" }