Sali Berisha shpjegon konfliktin azero-armen dhe del në krah të Azerbajxhanit: Ka ardhur koha t’i jepet  fund pushtimit nga Armenia

Publikuar tek: politike, më 15:45 29-09-2020 Sali Berisha shpjegon konfliktin azero-armen dhe del në krah të Azerbajxhanit: Ka ardhur koha t’i jepet  fund pushtimit nga Armenia Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka shpjeguar konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pas tensioneve të rritura në ditët e fundit ku ka patur edhe përballje me armë zjarri dhe kanë mbetur të vdekur mbi 100 ushtarë.

Sipas Berishës, shkaku i këtij konflikti qëndon në pushtimin e territoreve azere nga Armenia, e cila mbështetet edhe nga Rusia. Armenia mban të pushtuar krahinën e Nagorny Karabakut që gjendet në zemrën e Azerbajxhanit dhe që banohet nga armenët, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Berisha i del në krah Azerbajxhanit dhe bën thirrje që t’i jepet fund pushtimit armen në territoret azere.

Postimi i plotë:

Lidhur me konfliktin azero-armen!

Miq, prej disa ditesh nje konflikt i armatosur me humbje seroze jetesh dhe plagoje te shumta te civileve dhe ushtarakeve zhvillohet midis Armenise dhe Azerbajxhanit. Shkaku i ketij konflikti qendron ne pushtimin e territoreve te gjera nga Armenia e mbeshtetur nga Rusia te Republikes se Azerbajxhanit, i cili ne perputhje me ligjin nderkombetar kerkon te vendose integritetin territorial dhe sovranitetin ne te gjithe territorin e vendit dmth edhe ne zonat qe prej vitesh mbahen te pushtuara nga Armenia.

Kjo e fundit  mban te pushtuar krahinen e Nagorny Karabakut qe gjendet ne zemer te Azerbajxhanit dhe qe banohet kryesisht nga Armene e qe nderkombetarisht njihet si territor i Azerbajxhanit por dhe territore te tjera te medha te ketij vendi qe ndajne Nagorny Karabakun nga Armenia dhe qe jane te banuara teresisht nga popullsi azere.

Duke mbeshtetur plotesisht te drejten e ligjshme te Azerbajxhanit per vendosjen e sovranitetit te plote ne te gjitha territoret e pushtuara prej mbi tre dekadash nga Armenia me mbeshtetjen e ruseve i bej thirrje komunitetit nderkombetar te angazhohet me serozitetin me te madh ne zgjdhjen e plote te ketij konflikti ne perputhje me aktet dhe ligjet nderkombetare duke i dhene fund pushtimit armen te territoreve te Republikes se Azerbajxhanit. sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Wadephul: Kthehuni te konsensusi në Këshillin Politik, vetëm ODIHR-i mund të vlerësojë ndryshimet e bëra
‘Shalqi me provë, doli kungull’, Maliqi i del në mbrojtje Bashës: I marri fund u mor me fyerje banale prej çilimiu ndaj kundërshtarit »
Article Logic
Execution time: 0.01147198677063
array(1) { ["section"]=> string(136) "sali-berisha-shpjegon-konfliktin-azero-armen-dhe-del-ne-krah-te-azerbajxhanit-ka-ardhur-koha-t-i-jepet-fund-pushtimit-nga-armenia-222119" }