Sali Berisha sulmon ashpër misionin “EURALIUS”: Akt mafioz me Ramën, manipuluan përkthimin e Vetingut

Publikuar tek: politike, më 14:24 02-12-2016 Sali Berisha sulmon ashpër misionin “EURALIUS”: Akt mafioz me Ramën, manipuluan përkthimin e Vetingut

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se në bashkëpunim me segmente të caktuara të misionit Euralius në Shqipëri kanë manipuluar përkthimin në anglisht të ligjit të Vetingut që iu dërgua Komisionit të Venecias për shqyrtim, sipas tij, duke shtuar fjali në anglisht që nuk ekzistojnë.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se ligji i Vetingut kishte probleme në përkthim dhe njoftoi se do t’i dërgohet sërish Komisionit të Venecias pas pasi të përkthehet nga persona të autorizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha akuzon edhe ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin duke thënë se heshtja e saj për këtë skandal flet shumë, ndërsa i bën thirrje Bashkimit Europian të hetojë.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Një akt korruptiv mafioz i Edi Ramës dhe misionit të Euralius në Tiranë!

Të dashur miq, fallsifikimi nëpërmjet përkthimit, me shtim fjalish në anglisht qe nuk ekzistojne, ne tekstin e neneve te Kushtetes nuk eshte standart europian por antieuropian. Ky eshte nje akt mafioz korruptiv dhe i turpshem, poshterues per Shqiperine, i mafies qeveritare, qe meriton ndeshkim.

Ekzekutimi i ketij akti korruptiv skandaloz eshte realizuar nga Rama - Xhafa nepermjet segmenteve te caktuara te misionit te Euralius!

Sulmet qe iu bene opozites nga Rama, e cila konstatoi se tekstit te neneve te Kushtetutes, te derguar ne Komisionin e Venecias ne variantin anglisht, i jane shtuar fjali qe nuk jane votuar ne parlament, deshmojne se ky eshte nje veprim mafioz korruptiv i tij.

Por dhe heshtja para ketij skandali e ambasadores Vllahutin, e njohur tashme per njeanesine e saj shembullore me qeverine, flet jo pak dhe e akuzon dhe kete te fundit.

I bej thirrje Komisionit Europian te hetoje shkaqet dhe rrethanat e ketij akti korruptiv mafioz te qeverise ne bashkepunim me segmente te misionit te Euralius ne Tirane, qe nuk ka asgje te perbashket me vlerat dhe parimet europiane! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088250637054443
array(1) { ["section"]=> string(103) "sali-berisha-sulmon-ashper-misionin-euralius-akt-mafioz-me-ramen-manipuluan-perkthimin-e-vetingut-61365" }