Sali Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit

Publikuar tek: politike, më 20:36 06-03-2016 Sali Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëërmjet profilit të tij në Facebook, lidhur me incidentet e ditës së sotme gjatë protestës së shoqërisë civile kundër ndërtimeve te Parku i Liqenit.

Berisha shprehet se paniku që ka kapur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i shtyn ata “ të rrahin, burgosin dhe dhunojnë protestuesit paqësor”

Reagimi i Berishës:

Të dashur miq, në fotot e mëposhtme mund të shihni vetëm një pjesë të dhunës dhe terrorit policor të ushtruar sot nga policia e Veliajt dhe e nga çunat e krimit të Ramës dhe Saje qorrit, të cilët rrahin si shtazë, madje duke përdorur dhe elektroshok, qytetarët që po protestonin në mbrojtje të parkut të liqenit artificial nga kthetrat e Veliajt dhe Edvin betonit.

Ata kanë nisur arrestimet politike ndaj pjesmarrësve të shoqërisë civile që protestuan kundër ndërtimeve te Liqeni Artificial. Janë mbi 5 qytetarë që ndodhen në komisariatin nr 1, aktivisti Zirkon Disha arrestohet për herë të dytë pa asnjë shkak ndërkohë që edhe avokati Altin Goxhaj, në një akt të pashembullt është ndaluar vetëm se po ju ofronte ndihmë juridike viktimave të terrorit të sotëm policor. Studentët dhe mbështetësit e protestuesve janë ulur në rrugën përpara ambienteve të këtij komisariati duke kërkuar lirimin e të gjithë të shoqëruarve për protestën e sotme.

Dhuna është elementi i fundit që i ka mbetur kësaj bande kriminale dhe që tregon se fundi i tyre po vjen me shpejtesi. Këta kanë arritur në pikën e moskthimit.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet banditeske shtetërore ndaj shoqërisë civile, arrestimin e drejtuesve dhe mbështetësve të saj, kërkoj të lirohen menjëherë protestuesit dhe të ndalet dhuna ndaj shoqërisë civile. Unë gjithashtu shpreh bindjen se Revolucioni demokratik ka filluar. Qytetarët dhe shoqërinë civile nuk i ndalon dot gjë, as dhuna qeveritare, në përmbysjen e kësaj qeverie.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009721040725708
array(1) { ["section"]=> string(52) "sali-berisha-te-lirohen-menjehere-protestuesit-34395" }