Salianji e pyet për vettingun, Xhafaj i kthen një përgjigje të fortë: Së shpejti në politikë, sidomos ata që patën rol vendimarrës

Publikuar tek: politike, më 13:03 19-02-2018 Salianji e pyet për vettingun, Xhafaj i kthen një përgjigje të fortë: Së shpejti në politikë, sidomos ata që patën rol vendimarrës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë të fortë në Komisionin e Sigurisë. Gjatë mbledhjes ka qenë deputeti i PD, Ervin Salianji i cili i ka drejtuar një pyetje ministrit, duke i kërkuar që vettingu të nisë fillimisht nga ai vetë.

“Duke qenë se përfshihen në këtë projktligj në vetting e kontroll, a nuk do ishte mirë të niste kontrolli nga ministri i Brendshëm, kushdo qoftë ai? Ju thoni që legjislacioni i tanishëm në fuqi nuk parashikon mjete a procedura kontrolli, pranoni që shërbimi për kontrollin e brendshëm ka dështuar në misionin e vet për kontrollin e policisë së shtetit”, pyeti Salianji në Komisionin e Sigurisë.

Ndërkohë, ministri i ka kthyer një përgjigje të fortë, duke i thënë se vettingut do t'i nënshtrohet edhe ai vetë, por së shpejti do nisë edhe në radhët e politikës.

“Vettingu pa dyshim do të nisë nga unë, si minister i Brendshëm. Së shpejti do të kemi edhe vetting politik shumë shpejt, për çështje të figurës, në mënyrë vecantë të atyre që kanë patur rol vendimarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, iu përgjigj ministri Xhafaj.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010152101516724
array(1) { ["section"]=> string(134) "salianji-e-pyet-per-vettingun-xhafaj-i-kthen-nje-pergjigje-te-forte-se-shpejti-ne-politike-sidomos-ata-qe-paten-rol-vendimarres-110738" }