Salianji: Europianët e duan Shqipërinë dhe qytetarët, por jo qeverinë

Publikuar tek: politike, më 21:20 20-10-2019 Salianji: Europianët e duan Shqipërinë dhe qytetarët, por jo qeverinë Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se mos hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, është një mesazh i qartë i Europës për qeverinë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan jo vetëm Franca, por shumë vende të BE-së ishin kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, disa prej këtyre vendeve drejtohen nga qeveri të majta.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!

Mesazhi i përsëritur që japin vendet e Bashkimit Europian me moshapjen e negociatave është një mesazh që i drejtohet qytetarêve shqiptarë. “Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet.

Prej vitesh vendet e BE po flasin me të vetmin mekanizëm që kanë në dorë, në mënyre te drejtperdrejte diku dhe diku me gjuhe diplomatike po i japin mesazh qytetarëve që të ndërrojnë qeverinë. Europinatët e duan Shqipërinë dhe qytetaret e saj por jo qeverinë!

Duhet theksuar që Rama po refuzohet nga qeveritë e majta si qeveritë e Spanjës, Danimarkês, Francës etj, mbështetja për shqiptarët ka ardhur ka partitë simotra të PDSh falë lobimit, kontakteve dhe qëndrimit të PD se hapja e negociatave do ta kushtëzonte më shumë qeverinë nëpërmjet monitorimit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099251270294189
array(1) { ["section"]=> string(74) "salianji-europianet-e-duan-shqiperine-dhe-qytetaret-por-jo-qeverine-182827" }