Pas rikonfirmimit në detyrë, nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur se tashmë PD ka për qëllim të vetëm rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Paloka u shpreh se votimet ishin të gjitha unanime dhe pjesa tjetër e sekretariatit po votohet tani.
Përsa i përket deklaratës së deputetit demokrat Ervin Salianji i cili foli per intriga, Paloka u shpreh se Basha propozoi kandidaturat për çdo funskion, i kërkoi Këshillit nëse ka kandidatura të tjera alternative dhe nuk kishte.
'Mos u merrni me gjëra të tilla, Basha propozoi kandidaturat për çdo funskion, i kërkoi Këshillit nëse ka kandidatura të tjera alternative dhe nuk kishte. E rëndësishme është vendimi politik që është marrë dhe është përcaktuar poltikisht e ardhmja e shqiptarëve'i shpreh Paloka.
Lulzim Basha ditën e djeshme, kur bëri transparente emrat që do të votoheshin sot në Këshillin Kombëtar të PD, nuk përmëndi asnjë propozim për postin e sekretarit të Aksionit Qytetar në PD, që e mbante Ervin Salianji.