Salianji i publikon videon Ramës: Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin

Publikuar tek: politike, më 20:45 15-08-2020 Salianji i publikon videon Ramës: Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, me anë të një postimi në facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se shqiptarët po ikin për shkak të mjerimit dhe frikës që ka shkaktuar kjo qeveri.

Ai ka postuar një video të Ramës në vitin 2013, ku kryeministri atëherë në opozitë thoshte se shqiptarët ikin jashtë për shkak të mjerimit, ndërsa kur erdhi në pushtet, deklaroi se ikja e shqiptarëve nuk lidhet me mënyrën si qeveriset.

Salianji shprehet se ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

"Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e nië atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!

Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.

Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin", shkruan Salianji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084109306335449
array(1) { ["section"]=> string(113) "salianji-i-publikon-videon-rames-ka-ardhur-koha-te-rrine-shqiptaret-dhe-te-ikin-te-deshtuarit-qe-qeverisin-217247" }