Salianji: Jemi në KUSHTET që duhet të largojmë Ramën me FORCËN e popullit

Publikuar tek: politike, më 22:55 18-11-2019 Salianji: Jemi në KUSHTET që duhet të largojmë Ramën me FORCËN e popullit Ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, shprehet se janë arritur kushtet që largimi i qeverisë të bëhet me forcë.

Në studion e emisionit "5 pyetjet" nga Babaramo, Salianji ka thënë se se qeveritë rrëzohen me forcë, me forcën e popullit të bashkuar, duke theksuar se nuk është e thënë që mandatet të jenë patjetër katër vjeçare, pasi mund të ndërpriten në mes.

"Pa diskutim pushteti nuk merret me forcë, por po e padiskutueshme është  që qeveritë rrëzohen më forcë, me forcën e popullit të bashkuar. Populli që të ka emëruar, kur nuk përfaqëson interesat e tij, të largon. Jo një herë katër vjet, por mandatet e keni parë që ndërpriten edhe me forcë. Por largimi i qeverisë nga populli bëhet edhe nëpërmjet forcës dhe unë mendoj që jemi padyshim në këto kushte. Që qeveria duhet të largohet me çdo mjet, me forcën e popullit të bashkuar. Unë po them në kuptim që e njeh të gjithë manuali politik apo i mosbindjes civileve, nuk po them që duhet të marrim armët dhe as nuk duhet shkuar përtej limiteve", është shprehur ish-deputeti Ervin Salianji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073230266571045
array(1) { ["section"]=> string(79) "salianji-jemi-ne-kushtet-qe-duhet-te-largojme-ramen-me-forcen-e-popullit-186379" }