Salianji ka gati përgjime të reja? Ja çfarë pritet të publikojë ish-deputeti nën akuzë (Foto)

Publikuar tek: politike, më 21:12 15-12-2019 Salianji ka gati përgjime të reja? Ja çfarë pritet të publikojë ish-deputeti nën akuzë (Foto) Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pritet të publikojë përgjime të reja që mund të mbështesin pretendimet e tij për pafajësi në betejën me drejtësinë.

Pak minuta më parë Salianji ka publikuar një fotografi, ku në sfond duket ekrani i kompjuterit me disa materiale audio, të ngjashme me databazën e përgjimeve telefonike që ish-deputeti ka publikuar më parë për çështjen “Babale”.

Në krahë të Salianjit qëndrojnë edhe dy avokatët e tij mbrojtës. Prokuroria ka këruar për ish-deputetin Ervin Salianji, 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 vjet shërbim prove.

Por ai ka akuzuar hetimet ndaj tij si të motivuara politikisht dhe ka premtuar fakte për këtë.

“Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, u shpreh pak ditë më parë Salianji.

afsegwehe4hj4j.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030396938323975
array(1) { ["section"]=> string(97) "salianji-ka-gati-pergjime-te-reja-ja-cfare-pritet-te-publikoje-ish-deputeti-nen-akuze-foto-189493" }