Salianji kundër propozimit të PS: Palaçollëk, Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës

Publikuar tek: politike, më 10:54 19-09-2020 Salianji kundër propozimit të PS:  Palaçollëk, Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon pas vendimit për formulën e listave të hapura 100% që kërkon Partia Socialiste, ku shpjegonte edhe ndarjen e mandateve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Salianji shkruan se propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes se pas humbjes së pushtetit do të humbin dhe ndikimin në PS.

Ndër të tjera ai shkruan se "votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes".

Postimi i plotë:

Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikês në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes se pas humbjes së pushtetit do të humbin dhe ndikimin në PS!

Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush bēhet deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash!

Ky propozim rrëzon dhe propogandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat.

Ky palaçollëk i propozuar i rrëzoi mbulesën e fundit dhe i nxorri qartë frikën e përballjes me zgjedhjet dhe qytetarët! Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes! Fytyrat më të urryera nga qytetarët kërkojnë të imponohen nga Rama me marifet elektoral!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011253118515015
array(1) { ["section"]=> string(121) "salianji-kunder-propozimit-te-ps-palacollek-propozimi-i-rames-per-lista-100-te-mbyllura-eshte-certifikimi-i-frikes-220914" }