Salianji thyen heshtjen pas ‘furtunës’ me sms-të erotike, tregon SHQETËSIMET për Vettingun në Komisionin e Sigurisë

Publikuar tek: politike, më 12:53 19-02-2018 Salianji thyen heshtjen pas ‘furtunës’ me sms-të erotike, tregon SHQETËSIMET për Vettingun në Komisionin e Sigurisë

Deputeti i PD Ervin Salianji thyen heshtjen pas ‘furtunës’ mediatike me sms-të erotike me G.D.

Deri tani, deputeti nuk kishte folur për asnjë medium por sot mori fjalën në Komisionin e Sigurisë, dhe me një ton të qetë ka pyetur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili ka prezantuar në Komisionin e Sigurisë projektligjin “vlerësimi i punonjësve të policisë”, Salianji i tregoi komisionit disa shqetësime për këtë projektligj ndërsa i tha hapur Xhafajt, se vettingu duhet të nisë prej tij.

“Projektligji nga ana e qeverisë është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar për gjendjen në të cilën ndodhet policia e shtetit. Shqetësimi që ka publiku dhe besoj edhe qytetarët e ne si politikë në lidhje me këtë projektligj është legjitim për disa arsye: Deri sot qeveria s’ka pranuar se policia e shtetit ka patur probleme të thella edhe me drejtuesit politikë të saj.

Sot, kam disa pyetje për ju: Dukeqenë se përfshihen në këtë projktligj në vetting e kontroll, a nuk do ishte mirë të niste kontrolli nga ministri i Brendshëm, kushdo qoftë ai? Ju thoni që legjislacioni i tanishëm në fuqi nuk parashikon mjete a procedura kontrolli, pranoni që shërbimi për kontrollin e brendshëm ka dështuar në misionin e vet për kontrollin e policisë së shtetit.

Një shqetësim tjetër që kam: A ka pasur marrje vendim i nga ILDKP, a ka pasur mbivendosje kompetencash”, e pyeti Salianji Xhafaj duke mos harruar të thotë edhe “faleminderit” në fund të pyetjeve të cilave po i përgjigjet një nga një Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01117992401123
array(1) { ["section"]=> string(119) "salianji-thyen-heshtjen-pas-furtunes-me-sms-te-erotike-tregon-shqetesimet-per-vettingun-ne-komisionin-e-sigurise-110736" }