'Salillarit' i mbeten rrugët rrugëve, çahet në mes Vlorë-Orikum, vetëm një korsi e kalueshme (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:45 25-01-2021 'Salillarit' i mbeten rrugët rrugëve, çahet në mes Vlorë-Orikum, vetëm një korsi e kalueshme (VIDEO) Rruga Vlore-Orikum, njera korsi e demtuar

Një tjetër rrugë që mirëmbahet nga kompania “Salillari” është dëmtuar, pas reshjeve të shiut që kanë filluar prej mesditës së djeshme dhe që kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin.

Siç shihet nga pamjet e regjistruara paraditen e sotme në rrugën Vlorë-Orikum, një pjesë e këtij segmenti rrugor është dëmtuar dhe ka rrëshqitur. Kjo ka bërë që rruga të jetë e kalueshme vetëm në njërën korsi.

Dëmtimet në kilometrin e 7-të të këtij aksi nacional, në vendin e quajtur “Zhironi”,  u raportuan edhe ditë më parë kur në fakt ato ishin të lehta. Kompania “Salillari” që ka detyrim për t’i mirëmbajtur, nuk mori masa por mbylli me beton vetëm çarjet në shtresën sipërfaqësore të rrugës.

Me reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit, njëra korsi e rrugës Vlorë-Orikum ka rrëshqitur. Edhe më herët, rrugët që duhet të mirëmbahen nga kjo kompani janë dëmtuar me shirat e parë të këtij vit.  

VIDEO:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kishte lënë qiriun ndezur, merr flakë banesa në Fier
Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë rrëshitje dherash, bllokohet qarkullimi i mjeteve në askin Fier-Ballsh »
Article Logic
Execution time: 0.012558937072754
array(1) { ["section"]=> string(101) "salillarit-i-mbeten-rruget-rrugeve-cahet-ne-mes-vlore-orikum-vetem-nje-korsi-e-kalueshme-video-236288" }