Salla elektorale e partisë “Labour” në Britani e ndarë rreptësisht midis grave dhe burrave

Publikuar tek: bota, më 18:38 05-05-2015 Salla elektorale e partisë “Labour” në Britani e ndarë rreptësisht midis grave dhe burrave

Salla elektorale e Partisë së Punës në Birmingham është në fokus të medias për shkak të ndarjes gjinore midis burrave dhe grave. Burrat myslimanë janë ulur në njërën anë të sallës, ndërsa gratë janë ulur në anën tjetër.

Khalid Mahmood është anëtar i Parlamentit për sallën elektorale në Birmingham Perry Bar dhe ka hedhur poshtë faktin që kjo ndarje të jetë bërë qëllimisht. Sipas tij, fotografia është marrë jashtë kontekstit, pasi pas ndarjes natyrshëm të sallës në dy pjesë femrat dhe meshkujt janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkrepur “selfie”. Mahmood më parë ishte shprehur ashpër për myslimanët që përpiqen të propagandojnë në disa shkolla të qytetit duke krijuar ndarje radikale midis vajzave dhe meshkujve, por si duket nuk ndan më të njëjtin mendim.

Tom Ëatson shprehet se i është dhënë besimi grave që të angazhohen në komunitet dhe njerëzit duhet që të kuptojnë se ky është fillimi i procesit të angazhimit të grave myslimane. “Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Në vitin 2010 kam shkuar në mitingje ku nuk ka pasur asnjë femër”, shprehet Ëatson.

Ndërsa, ish-deputeti Louise Mensch shprehet se ngjarjet politike janë laike. Kritikët shprehen se partia “Labour” në Angli po shet vlerat e saj për vota.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(94) "salla-elektorale-e-partise-labour-ne-britani-e-ndare-rreptesisht-midis-grave-dhe-burrave-10442" }