Një operacion i gjerë në Treviso, i koduar "Salloni i Luksit", ka goditur një grup kriminal i cili i kishte shkaktuar shtetit italian 1.5 milion euro.
Deri në këto momente janë arrestuar 8 persona, mes tyre 2 janë shqiptarë, 1 italian dhe 5 rumunë.
Grupi kriminal zotëronte një shoqëri për shitblerje makinash të përdorura me bazë në Treviso. Automjetet bliheshin në Gjermani, Francë, Spanjë e Belgjikë.
Sipas hetimeve afërsisht 500 janë importuar nga organizata që nga viti 2015, për një qarkullim prej mbi 8.5 milion euro, nga të cilat 1.5 milion TVSH zbriten nga arkat e shtetit.
Të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale me vlerë gjysmë milionë euro.
Ata tregonin dokumentacion të rremë në zyrat e Motorizimit Civil duke vërtetuar pagimin e taksës 'jashtë vendit'. Afërsisht 500 automjete janë importuar nga organizata që nga viti 2015, për një qarkullim prej mbi 8.5 milion euro, nga të cilat 1.5 milion TVSH zbriten nga arkat e shtetit.