Salvini: Turqia nuk ka vend në Evropë

Publikuar tek: bota, më 20:04 08-04-2019 Salvini: Turqia nuk ka vend në Evropë

Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini tha të hënën se Turqia nuk duhet të jetë kurrë një vend evropian, duke shtuar se negociatat e Ankarasë për të hyrë në Bashkimin Evropian, duhet të ndërpriten një herë e mirë.

 Salvini përmendi gjithashtu ekstremizimin islamik si “armikun publik numër një” të Europës, ndërsa theksoi mbrojtjen e kufijve të jashtëm të kontinentit si përparësi të një aleance që ai përpiqet të krijojë me udhëheqës të tjerë evropianë të partive të së djathtës së skajshme të tij.

Politikani italian i bëri komentet në konferencën për shtyp në Milano me udhëheqës me ide të ngjashme, si Marine Le Pen. Ai synon ta krijojë aleancën para zgjedhjeve të Parlamentit Europian muajin e ardhshëm.

Salvini tha se grupi që do të krijohet nuk ka ndërmend të humbë. “Synimi ynë është të fitojmë dhe ndryshojmë rregullat e Evropës”, tha ai.

Politikani i partisë anti-imigracion, Lidhja e Veriut, u takua të hënën në Milano me udhëheqës të partive të djathta të skajshme daneze, finlandeze dhe gjermane për të diskutuar mbi aleancën e ardhshme./VOA

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073120594024658
array(1) { ["section"]=> string(43) "salvini-turqia-nuk-ka-vend-ne-evrope-159664" }