Samiti i Bashkëpunimit në Europën Juglindore, Dodik fton Thaçin në Sarajevë

Publikuar tek: rajon, më 23:08 23-06-2019 Samiti i Bashkëpunimit në Europën Juglindore, Dodik fton Thaçin në Sarajevë Milorad Dodik dhe Hashim Thaçi

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Mediat boshnjake kanë bërë të ditur se presidenti i Kosovës muajin e kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën.

Mësohet se Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në zyrën e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026710987091064
array(1) { ["section"]=> string(81) "samiti-i-bashkepunimit-ne-europen-juglindore-dodik-fton-thacin-ne-sarajeve-169456" }