Samiti i Berlinit, Haradinaj: Qëllimi i takimit, liberalizimi i vizave për Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 22:10 11-04-2019 Samiti i Berlinit, Haradinaj: Qëllimi i takimit, liberalizimi i vizave për Kosovën Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se do të shkojë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor  në Berlin, por pritshmëritë për rifillimin e dialogut me Serbinë sipas tij  nuk janë të mëdha.

Kryeministri Haradinaj tha në një konferencë për mediat se në Samitin e Berlinit do të flasë kryesisht për liberalizimin e vizave.

Në Samitin e Berlinit do të jenë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit perëndimor. Theksoj se është një nder që këtë takim e kryesojnë bashkë kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron’, ka thënë gjatë konferencës Haradinaj.

Më 29 prill me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të mbahet në Berlin takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Synimi i takimit është rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe nxitja e të dy vendeve për të arritur një marrëveshje detyruese për njohje reciproke.

Kujtojmë se dialogu Prishtinë-Beograd është ndërprerë për shkak të tarifave 100% doganore që qeveria e Kosovës po zbaton ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096800327301025
array(1) { ["section"]=> string(86) "samiti-i-berlinit-haradinaj-qellimi-i-takimit-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-160075" }