Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në zyrë homologun polonez Andrzej Duda, i cili është edhe i Ftuar Nderi i Samitit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Meta ka publikuar në Facebook një video nga takimi me Dudën, ndërkohë që bën me dije se Shqipëria ka një partneritet të shkëlqyer me Poloninë.
'Shumë i lumtur të mirëprisja sot Presidentin e Polonisë, z.Andrzej Duda, i Ftuar Nderi i Samitit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit. #BBPTirana
Vlerësuam marrëdhëniet dypalëshe dhe e falënderova me mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Polonia në shumë fusha, veçanërisht për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Shqipëri-Poloni, partneritet i shkëlqyer dhe në rritje.', shkruan Meta.