Samiti i Dubrovnikut, Tsipras takohet me Zaev: Arritëm të zgjidhnim problemin e emrit

Publikuar tek: rajon, më 23:19 12-04-2019 Samiti i Dubrovnikut, Tsipras takohet me Zaev: Arritëm të zgjidhnim problemin e emrit Takimi ne Samitin e Dubrovnikut ndermjet Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras

Kryeministri grek Aleksis Tsipras është takuar mbasditen e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Takimi ka ndodhur gjatë Samitit 16+1 të vendeve të Europës Lindore dhe Qëndrore si dhe Kinës, që po mbahet në Dubrovnik.

Sipas mediave greke, në kuadër të Samitit, u mbajt edhe takim i kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Kroacisë në të cilin mësohet se është folur për bashkëpunimin midis tre vendeve.

Vlerësoj se ky është moment shumë kritik për ngjarjet botërore dhe rajonale dhe duhet që krizën ta lëmë pas nesh dhe të ndërtojmë themele të reja për mbështetjen e bashkëpunimit tonë rajonal dhe global. Së bashku me kolegun tim Zaev, arritëm ta zgjidhim problemin me emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, diçka që është e rëndësishme për rajonin e Ballkanit. Kështu, ne jemi duke u përpjekur që të arrijmë ballafaqimin me sfidat siç janë kontestimet në Ballkan’, u shpreh gjatë takimit me Zaev, kryeministri grek Tsipras.

Greqia këtë vit për herë të parë merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut 16+1. Ajo nuk kishte marrë pjesë më parë, për shkak se Kina dhe vendet e tjera pjesëmarrëse e kishin njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut nën emrin e mëparshëm kushtetues dhe jo emrin e dalë pas Marrëveshjes së Prespës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006558895111084
array(1) { ["section"]=> string(90) "samiti-i-dubrovnikut-tsipras-takohet-me-zaev-arritem-te-zgjidhnim-problemin-e-emrit-160205" }