Samiti i G20-tës,Trump dhe Putin takim në Osaka

Publikuar tek: bota, më 18:55 26-06-2019 Samiti i G20-tës,Trump dhe Putin takim në Osaka Presidenti rus Putin dhe ai amerikan Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, kanë konfirmuar takimin mes tyre në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara (G20), që do të mbahet më 28 qershor në Osaka të Japonisë.

Takimin mes dy liderëve e ka konfirmuar ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Sipas informacioneve një nga temat e takimit do të jetë edhe rritja e tensioneve rreth Teheranit. Trump është kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj Iranit, pasi e ka fajësuar atë për kryerje të sulmeve në dy anije transportuese të naftës dhe rrëzimin e një droni ‘spiun’ amerikan.

Teherani ka mohuar përgjegjësinë për sulmet në tanke dhe ka thënë se droni i Shteteve të Bashkuara ka cënuar hapësirën ajrore sovrane iraniane.

Edhe presidenti Trump ka bërë të ditur javën e kaluar se po planifikon të takohet me Putinin në Samitin e G20-tës në Japoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19471096992493
array(1) { ["section"]=> string(54) "samiti-i-g20-tes-trump-dhe-putin-takim-ne-osaka-169884" }