Samiti i Londrës/ Brnabic flet për tregti, Albin Kurti ia thotë 'troç': I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 16:30 24-02-2020 Samiti i Londrës/ Brnabic flet për tregti, Albin Kurti ia thotë 'troç': I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën Bërnabiq - Kurti

Në Samitin e Londrës, kryeministrja serbe Brnabic ka kërkuar bashkëpunim rajonal tregtar, ndërsa kryeministri Kurti i ka kërkuar asaj njohjen e Kosovës.

Zëvendëspresidenti i BERZH’it, Jurgen Rigterink, përmes një postimi në 'Twitter', ka shkruar rreth diskutimeve mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.

Sipas Rigterink, Ana Brnabic, ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi tregtar në Rajon, ndërsa kryeministri i Kosovës është pajtuar me të, por ka kërkuar njohjen e Kosovës dhe e ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit, shkruan Express.

“Diskutim magjepsës në Samitin e BERZH’it për investimet në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonale është kyç për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar dhe ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH’it.

njoftimi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del përgjigja e analizave për pacienten e dyshuar me koronavirus në Kosovë
»
Article Logic
Execution time: 0.0078978538513184
array(1) { ["section"]=> string(125) "samiti-i-londres-bernabiq-flet-per-tregti-albin-kurti-ia-thote-troc-i-kerkoj-serbise-reciprocitet-dhe-te-njohe-kosoven-196288" }