Samiti i Ohrit, Thaçi ‘kritika’ Ramës: Nuk mund të marr pjesë në një samit ku nuk njihet Republika e Kosovës!

Publikuar tek: rajon, më 21:08 09-11-2019 Samiti i Ohrit, Thaçi ‘kritika’ Ramës: Nuk mund të marr pjesë në një samit ku nuk njihet Republika e Kosovës! Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije arsyet se përse ka refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Ohrit.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ndër të tjera në mënyrë indirekte ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Thaçi ka kritikuar në mënyrë indirekte pjesëmarrjen e Ramës në samitin rajonal të Ohrit, ku një pjesë e vendeve pjesëmarrëse nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se një muaj më parë në Novi Sad të Serbisë pas një takimi midis kreyministrit Rama, presidentit serb Vuçiç dhe kreyministrit maqedonas Zaev, u hodh ideja e projektit për krijimin e ‘mini-shengenit’ ballkanik, i cili do të synojë përmirësimin e lidhjeve mes vendeve, tregjeve rajonale dhe mundësimin e qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkan.

Ndërkohë që ditën e nesërme do të mbahet Samiti i Ohrit, që është edhe takimi i dytë në lidhje me ‘mini-shengenin’ ballkanik ku janë të ftuara të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve.

Postimi i plotë:

‘Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale.

Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta’, ka shkruar presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075771808624268
array(1) { ["section"]=> string(111) "samiti-i-ohrit-thaci-kritika-rames-nuk-mund-te-marr-pjese-ne-nje-samit-ku-nuk-njihet-republika-e-kosoves-185314" }