Samiti i Paqes në Paris, provokon Vuçiç: 10 shtete do të heqin njohjen e Kosovës!

Publikuar tek: rajon, më 19:47 12-11-2019 Samiti i Paqes në Paris, provokon Vuçiç: 10 shtete do të heqin njohjen e Kosovës! Takimi tre palesh ne Samitin e Paqes ne Paris, presidenti Macron, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç

Me iniciativë të presidentit francez Emanuel Macron, është zhvilluar ditën e sotme në Samitin e Paqes bë Paris një takim mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiçit.

Detaje nga takimi tre palësh janë bërë me dije nëpërmjet një komunikate për media, por nga ana tjetër mediat serbe me anë të burimeve të tyre kanë aluduar disa nga prapaskenat e këtij takimi.

Sipas medias serbe ‘Blic’, i cili njihet edhe për lajme propagandistike, deklarohet se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit i ka thënë presidentit Thaçi në sy të presidentit Macron se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.

‘Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës’, ka shkruar gazeta serbe ‘blic’.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Ky takim trepalësh në Paris po mbahet me iniciativën e presidentit francez Macron për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023653984069824
array(1) { ["section"]=> string(85) "samiti-i-paqes-ne-paris-provokon-vucic-10-shtete-do-te-heqin-njohjen-e-kosoves-185655" }