Samiti i Pekinit, kryeministri kinez: Të vazhdojë dialogu ShBA-Kore e Veriut

Publikuar tek: bota, më 16:39 24-12-2019 Samiti i Pekinit, kryeministri kinez: Të vazhdojë dialogu ShBA-Kore e Veriut Samiti i Pekinit

Tre ekonomitë më të fuqishme aziatike kanë bërë thirrje që çështja e armëve atomike të Koresë së Veriut të zgjidhet sa më parë në mënyrë diplomatike.

Pheniani zyrtar ka deklaruar se po përgatitet të shpallë politikë më agresive kundër Uashingtonit nëse nuk arrihet një marrëveshje SHBA-Korea e Veriut.

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të martën se duhet të punojnë më ngushtë që të çarmatosin gadishullin korean nga armët atomike.

Të mbledhur në Pekin me rastin e një samiti tripalësh, presidenti koreanojugor Mun Xhae-in, kryeministri kinez Li Keçjan dhe homologu japonez Shinzo Abe kanë deklaruar se çështja e Koresë së Veriut kërkon zgjedhje politike dhe komunikim pa përjashtuar SHBA-në.

'Kishim një shkëmbim të thellë pikëpamjesh, sidomos për situatën në gadishullin korean. Çarmatosja dhe paqja afatgjatë në Azinë Lindore janë objektivat e të tria palëve, ndërsa dialogu dhe konsultat janë mënyrë më efektive për zgjidhjen e problemit', ka deklaruar kryeministri kinez, Li Keçjan.

Pheniani i ka lënë ultimatum Uashingtonit deri në fundin e vitit për të lehtësuar sanksionet dhe për të zgjidhur ngërçin me programin atomik, ose do të përballet me pasojat.

Dialogu SHBA-Kore e Veriut ka dominuar agjendën e takimit, ndërsa samiti mes tre përfaqësuesve aziatikë adresoi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik, me synimin për të zhvilluar më tej tregtinë e lirë trepalëshe.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012112140655518
array(1) { ["section"]=> string(81) "samiti-i-pekinit-kryeministri-kinez-te-vazhdoje-dialogu-shba-kore-e-veriut-190257" }