Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka dërguar një ftesë në drejtim të homologut serb, Timosllav Nikoliç për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Europës Juglindore që do të organizohet Tiranë.
Njoftimi është dhënë sot nga zyra e presidentit, pas takimit që ky i fundit zhvilloi në kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç.
Ftesa ndaj Nikoliç nuk bëhet për një takim bilateral midis Shqipërisë dhe Serbisë, por në kuadër të samitit të SEECP.
Samiti i Krerëve të Shteteve të Procesit të Evropës Juglindore do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë, i cili pason samitin e organizuar gjatë muajt shkurt me ministrat e Jashtëm të këtij rajoni.
Në harkun kohor të tre muajve në Tiranë mbërrijnë krerët më të lartë të shtetit serb. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë zhvilloi sot për herë të parë në historinë e dy vendeve një vizitë zyrare në Tiranë, ndërsa kryeministri Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri në fund të muajt mars. Ende nuk dihet nëse Nikoliç do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Nishanit, nëse kemi parasysh se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e bojkoti saimitin e SEECP në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Vizitat e nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe Serbisë janë shpeshtuar që prej samitit të Berlinit, i organizuar nga kancelarja Angela Merkel.