Samiti ndërkombëtar i turizmit, Klosi: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut

Publikuar tek: politike, më 17:20 14-01-2020 Samiti ndërkombëtar i turizmit, Klosi: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, me këtë slogan u mbajt sot samiti ndërkombëtar i turizmit, me pjesëmarrjen e ministrave por edhe operatorëve turistikë të rajonit.

Një samit i një rëndësie të veçantë që kthen sytë nga zonat e prekura nga tërmeti për t’u ringritur e për të qenë në listën e destinacioneve për t’u vizituar.

“Do të jetë një benefit i madh për atë industri që u godit më 26 nëntor, por nuk u lëkund. Dhe besoj e me praninë e delegacioneve prezente ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim atyre që duan të kalojnë pushimet e 2020 në Durrës. Turizmi nuk ofron vetëm paketa turistike, por është dhe një industri që ofron ndihmën në ato kriza humanitare”, shprehet Klosi.

Fjala e Klosit:

’’Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut

Sanksionohet në Kanun,

sanksionohet në ligjet zakonore te shekullit të 15-të.

Tradita, thuhet në libra studuesish, ështe edhe më hershme edhe se vetë kanuni.

Nuk është as legjendë, as rrëfënjë dhe as tregim i mesjetës.

Eshtë traditë, besim, identitet kombëtar dhe mënyrë të jetuari!!!

 Ringritja mbi goditjen e Natyrës.

Ringritja mbi fatkeqsinë më të madhe natyrore që disa gjenerata shqiptarësh kanë jetuar është praktika e mirë, që duam të bashkëndajmë sot.

Mijëra familje mes tmerrit të humbjes së catisë mbi kokë e frikës së tokës që lëkundet nën këmbë, gjetën dyert të hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese dhe hoteliere: nga Saranda e Prizreni, Vlora e Prishtina, Shkodra e Struga, Lezha, Tirana, Korca, Kavaja, Pogradeci, Përmeti e Berati.

Hapën dyert dhe shtruan sofrën me kultin qindra-shekullor të mikpritjes:

Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut dhe e Zotit.

Ne e jetuam Legjendën,

Ne e përjetuam Traditën,

Ne e pamë me sytë tanë, për ta treguar në brezat që do të vijnë se si në 24 orë mbi 6 mijë qytetarë, ashtu si zakoni e kërkoi e kanuni e sanksiononte, u mirëpritën pa lidhur asnjë kontratë, pa pyetur se kush ishin e nga vinin.

E liga dhe tmerri i fatkeqsisë zgjoi të mirën e mikpritjes.

Kjo ishte dera e hapur e industrisë turistike shqiptare.

Në orët e para të pas tërmetit, nën peshën e nevojës urgjente për sistem të mijëra njerëzve, kryeministri Edi Rama nuk pati profetsinë e provës, por besimin dhe panoramën e qartë të kapaciteteve dhe fuqisë së industrisë turistike në vend.

“Strukturat hoteliere mund të akomodojnë qytetarët” –  ishte porosia e kryeministrit, që brenda pak orësh e gjithë industria turistike në vend, të mobilizohej dhe të jepte kontributin unik e të pandodhur kund ne përballimit të kësaj emergjence civile.

Të gjithë hotelierët janë sot këtu, dhe meritojnë nga të gjithë ne një duartrokitje falenderuese për mbështetjen që ju dhanë shqiptarëve dhe shembullit të mirë që i dhanë botës.

NDAJ,

Me derën e hapur të mikritësve,

Uroj mirëserardhjen në Tiranë, të gjithë miqve në këtë sallë:

Kolegëve të Organizatës Botërore të Turizmit,

Homologëve të vendeve fqinje dhe gjithë hapësirës adriatiko- joniane,

Diplomatëve të pranishëm,

Organizatave dhe agjensive partnere.

Përfaqësusve të operatorëve turistikë ndrëkombëtare më me influencë sot

Operatorëve e strukturave tona hoteliere.

Mirë se keni ardhur të nderuar miq

Por kjo ditë dhe ky rast, shkon përtej një FALENDERIMI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033513069152832
array(1) { ["section"]=> string(90) "samiti-nderkombetar-i-turizmit-klosi-shtepia-e-shqiptarit-eshte-e-zotit-dhe-e-mikut-192051" }