Samiti për refugjatët, Rama: Mundësi për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 19:15 25-10-2015 Samiti për refugjatët, Rama: Mundësi për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në minisamitin europian në Bruksel për krizën e refugjatëve. Tryeza e nivelit të lartë ka për “qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të rrisë konsultimet mes vendeve pjesëmarrëse”, sidomos mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë.

Kryeministri Rama tha se është i nevojshëm koordinimi në nivel rajonal edhe pse Shqipëria nuk është e prekur ende. Ai tha se besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë.

Ai shtoi se: “Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si europianë”, tha Kryeministri Rama në Bruksel”.

Shqipëria, Holanda dhe Suedia u shtuan të premten pasdite në listën e vendeve pjesëmarrëse të Korridorit Ballkanik, meqenëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve, transmeton “TCh”.

Ky samit pritet të vendosë për disa “masa pragmatike operacionale që mund të zbatohen në mënyrë të menjëhershme për të trajtuar krizën e refugjatëve në këtë rajon”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093162059783936
array(1) { ["section"]=> string(89) "samiti-per-refugjatet-rama-mundesi-per-nje-rruge-te-re-te-devijuar-drejt-shqiperise-23944" }