Samsung ka një ofertë interesante për ata që disponojnë Note7 defektoz

Publikuar tek: bota, më 16:00 24-10-2016 Samsung ka një ofertë interesante për ata që disponojnë Note7 defektoz

Samsung po bën maksimumin për të ruajtur reputacionin dhe klientët në mbarë botën që pas problemeve me smartfonin e fundti Galaxy Note7, që shpërthen spontanisht në flakë.

Note7 rezultoi me defekt pasi një problem ende i paidentifikuar se nga çfarë shkaktohet, bën që bateria e telefonit të nxehet dhe të shpërthejë në flakë.

Pas tërheqjes nga tregu të miliona pajisjeve, Samsung ka nxjerrë një ofertë, fillimisht për klientët në Korenë e Jugut, duke iu dhënë mundësinë ta ndërrojnë Note7 me Galaxy S7 apo S7 Edge, ose tëp resin deri vitin tjetër dhe të marrin me gjysmë çmimi Galaxy S8 apo Note8 pasi të dorëzojnë Note7.

Galaxy S8 pritet të dalë në muajin shkurt ose mars ndërsa Note8 në shtator të vitit të ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm terrorist me substancë kimike në Aeroportin e Londrës, një i arrestuar
Qeveria gjermane merr vendim të rëndësishëm për fatin e azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.013546943664551
array(1) { ["section"]=> string(76) "samsung-ka-nje-oferte-interesante-per-ata-qe-disponojne-note7-defektoz-57247" }