Sandër Lleshaj flet me SHIFRA: Janë shkatëruar 22 grupe kriminale, kemi arrestuar 125 anëtarë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 14-10-2019 Sandër Lleshaj flet me SHIFRA: Janë shkatëruar 22 grupe kriminale, kemi arrestuar 125 anëtarë Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ëhstë përgjigjur me shifra interesit të deputetes Rudina Hajdari nëse është arrestuar ndonjë “peshk” i madh në goditjet e grupeve kriminale.

Leshaj tha se nga janari deri në shtator të vitit 2019 janë shkatërruar 22 grupe kriminale dhe janë arrestuar 125 anëtarë.

Para ca ditësh isha në bruksel dhe më bëri një pyetje një gazetare shqiptare se gazetaret shqiptare bëjnë pyetje interesante. Më pyeti “A keni arrestuar ndonjë “peshk të madh”.

Së pari duhet të biem dakord se çfarë do të thotë peshk i madh. Shkalla e organizimit në botën e krimit është e ndryshme.

Ne kemi goditur shumë organizata kriminale, mund të them që në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë kemi rritje jo me përqind, por me herë të grupeve kriminale të goditura nga Shqipëria, me herë. Në vitin 2019 janë goditur 31 grupe krimnale, janë shkatërruar 22 të tilla dhe janë arrestuar 125 anëtarë grupesh kriminale”, deklaroi Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025902032852173
array(1) { ["section"]=> string(115) "sander-lleshaj-flet-me-shifra-kemi-goditur-31-grupe-kriminale-jane-shkateruar-22-dhe-u-arrestuan-125-anetare-181990" }