Sandër Lleshaj flet për atentatin sot në Tiranë: Jo të gjitha ngjarjet mund të zbardhen, raportimet për hakmarrje janë teori

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 15-09-2020 Sandër Lleshaj flet për atentatin sot në Tiranë: Jo të gjitha ngjarjet mund të zbardhen, raportimet për hakmarrje janë teori

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komenton atentatin me tritol në mes të Tiranës, ku u plagos rëndë Prend Gjini.

Lleshaj nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen, duke shtuar se të gjitha raportimet për atentat për shkak të hasmërisë me fisin Reçi, janë thjesht teori.

Pjesë nga intervista në emisionin “Open”:  

Është një ditë shumë e rëndë, një ditë e cila na trondit, na shqetëson dhe na vë në lëvizje, por e cila nuk na sposton në panik.  Nuk kam më shumë informacion, kështu që nuk mund të jap përgjigje teknike, sepse e kam parimisht jashtë interesit por edhe jashtë funksionit tim.

Lleshaj: Kemi një seri vrasjesh të ndodhura, që lidhen, megjithëse është shuë herët për të bërë lidhjen. Janë disa ngjarje të pazbardhura, janë nga ato pak ngjarje të pazbardhura, dhe nuk është e thënë që të gjitha të zbardhen.

Gazetarja Anila Hoxha: Për vrasjen e Kastriot Reçit, policia në një dalje premtoi se ishte shumë afër zbardhjes. Shënjestra e atentatit të sotëm është pyetur për këtë dhe ka patur një alibi që ishte në kafe. Keni thënë se ishit shumë afër zbardhjes, ndërkohë që historia e Rrëshenit është kthyer në rrjetë merimange. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit për të ndalur kështu një seri vrasjesh të tjera.

Lleshaj: Ende ngjarja është e pazbardhur, kam deklaruar që për zbardhjen po punohet dhe jemi afër. Policia ndoqi një pistë dhe e cila nuk u provua.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010546922683716
array(1) { ["section"]=> string(129) "sander-lleshaj-flet-per-atentatin-sot-ne-tirane-jo-te-gjitha-ngjarjet-mund-te-zbardhen-raportimet-per-hakmarrje-jane-teori-220503" }