Sandër Lleshaj flet për bashkëpunimin me palën italiane, zyrtari tregon kur do marrin në pyetje Alvinin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 08-11-2019 Sandër Lleshaj flet për bashkëpunimin me palën italiane, zyrtari tregon kur do marrin në pyetje Alvinin Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë të përbashkët shtypi me palën italiane tha se bashkëpunimi mes tyre për shpëtimin e Alvinit ishte shumë i ngushtë.

“Në Itali kemi bashkëpunim të gjatë, jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha rastet. Ne mund të organizojmë çdo javë nga një konferencë të përbashkët për të treguar bashkëpunimin e mirë. Por ky është një rast i veçantë. Bashkëpunimi jonë ka nisur që në momentin zero, kur Ambasada shqiptare i ka dërguar asistencë Kryqit të Kuq për të ndihmuar në këtë operacion dhe që nga ajo ditë dhe ka qenë datat 25 tetor kur ka vazhduar bashkëpunimi jonë. Sikur edhe njëri nga aktorët të mos funksiononte ai nuk realizohej me sukses, por për fat të gjithë kanë funksionuar së bashku në mënyrë perfekte pa asnjë vështirësi dhe operacioni përfundoi. Nuk mund të bëj asnjë diferencim ndërmjet aktorëve”, tha Lleshaj, ndërsa zyrtari italan Umberto Nobili, pjesë e sektorit anti-terrorist tha se fëmijën do ta marruin në pyetje pas disa ditësh.

“Fëmija ka mbërritur vetëm pak moment më parë në aeroport dhe ka qenë e vështirë të merret në pyetje kaq shpejt se ai ka nevojë të ambientohet, por besoj se javën e ardhshme ai mund të merret në pyetje, por kjo varet nga gjendja shëndetësore e fëmijës. Ne nuk dëshironim të prishim momentin e tij të gëzimit, këto momenet familjare. Ai ka pritur 5 vjet për të marrë fëmijën kështu që ne mund të presim 5 ditë”, deklaroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026437997817993
array(1) { ["section"]=> string(109) "sander-lleshaj-flet-per-bashkepunimin-me-palen-italiane-zyrtari-tregon-kur-do-marrin-ne-pyetje-alvinin-185139" }