Sandër Lleshaj kërkon rritje page për Policinë e Shtetit: Kemi nevoja të mëdha për investim

Publikuar tek: politike, më 12:06 30-10-2020 Sandër Lleshaj kërkon rritje page për Policinë e Shtetit: Kemi nevoja të mëdha për investim

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rritjen e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Lleshaj tha se policët, ashtu si mjekët janë përballur me pandeminë që nga dita e parë e saj duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

Më tej ai përmendi edhe nevojat në sektorët që kanë nevojë për më shumë financim në Ministrinë e tij.

“Pandemia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori aq sa do të ishte e mundur. Pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit do të ketë ngarkesë të madhe në vitin 2021 edhe për shkak të vitin zgjedhor. Sa i përket investimeve qeveria vjen në Kuvend me një buxhet të reduktuar për Ministrinë e Brendshme. Investimet do të jenë me financim të brendshëm. Kemi nevoja të mëdha për laboratorin shkencor të Policisë së Shtetit për shkak se nga aty gjenerohen provat shkencore për të gjithë proceset penale. Ne po punojmë me partnerë dhe donatorë. Do duhet që financimi të kombinohet. Ka një investim për kampusin qendror të policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për një sistem komunikimi modern.

Ministria e Brendshme po punon për të shtuar ndërveprimin me ministritë. Emergjenca civile është njëra prej tyre. Ne kemi përgjegjësinë të zbatojmë këtë detyrim ligjor. Ne do të kujdesemi të qëndrojmë për zbatimin e këtij detyrimi ligjor ashtu si do kërkohet zbatimi i disa parametrave të tjerë. Mungesa e një sistemi standard ka çuar në zhvillime jo harmonike. Do të jetë pjesë e prioriteteve të prefektëve për vitin 2021",- u shpreh Lleshaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “O tani, o kurrë”, Meta: Tranzicioni në Shqipëri nuk merr fund pa ligjin për referendumet
'Në rast fluksi do zgjedhim kush trajtohet i pari', reagon ashpër Basha: Ky është krim, kush ia jep të drejtën Ramës të zgjedhë kush të jetojë? »
Article Logic
Execution time: 0.013935089111328
array(1) { ["section"]=> string(97) "sander-lleshaj-kerkon-rritje-page-per-policine-e-shtetit-kemi-nevoja-te-medha-per-investim-225772" }