Sanitarja “8 milionëshe”, ministrja Manastirliu: Kam ngritur grup pune për hetim, këta çibanë duhen pastruar nga sistemi

Publikuar tek: politike, më 14:12 16-01-2021 Sanitarja “8 milionëshe”, ministrja Manastirliu: Kam ngritur grup pune për hetim, këta çibanë duhen pastruar nga sistemi Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shprehet se ka ngritur një grup pune për një hetim administrativ në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rastit të denoncuar nga media, të një sanitareje që paraqitej si infermiere dhe merrte para nga familjarët e pacientëve me Covid.

“Unë e kam ngritur një grup pune, i cili do kryejë një investigim të plotë administrativ, dhe verifikim të çdo akuze në spitalin Covid2. Qytetarëve iu them mos bini pre e askujt. Informoni autoritetet nëse ju cënohet e drejta për të marrë shërbim”, tha ajo.

Më tej, ministrja e quajti sanitaren që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente, çibane që duhet pastruar nga sistemi.

“Këto nuk janë ditë të këqija, janë ditë të mira. Janë ditë të mira sa herë një qytetar bën denoncim me fakte se na jep mundësinë të pastrojmë këta çibanë nga sistemi. Nuk ka dyshim që këta individë që abuzojnë, nuk mund të përfaqësojnë kurrësesi armatën e mjekëve dhe infermierëve, të gjithë atyre që shërbejnë dhe sakrifikojnë përditë.

Siç pamë rastin e qytetares që denoncoi, mund të kemi dhe rast tjetër që mund të denoncojë. Unë i falenderoj. Ama kemi dhe raste të qytetarëve që falenderojnë mjekët dhe infermierët.
Bëj thirrje që të denoncohen këto raste, t’i shkohet deri në fund edhe indicieve më të vogla. Do kemi bashkëpunimin tonë që kushdo që abuzon me të drejtën e qytetarëve për shërbim”, përfundoi Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI-ja “firo” në Berat, ish-deputeti Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste
»
Article Logic
Execution time: 0.011035919189453
array(1) { ["section"]=> string(122) "sanitarja-8-milioneshe-ministrja-manastirliu-kam-ngritur-grup-pune-per-hetim-keta-cibane-duhen-pastruar-nga-sistemi-235234" }