Santiago 15-vjeçar 'nuk ndalon dot së vrari njerëz': Më paguajnë 100 euro për një ekzekutim, me pëlqen gjaku

Publikuar tek: bota, më 23:16 13-11-2019 Santiago 15-vjeçar 'nuk ndalon dot së vrari njerëz': Më paguajnë 100 euro për një ekzekutim, me pëlqen gjaku 15-vjeçari Santiago thotë se merr 100 euro për vrasje

Një histori tronditëse vjen nga Kolumbia, rrëfimi i një 15-vjeçari ka shokuar mbarë opinionin publik.

Djali i njohur me emrin Santiago thotë se është bërë vrasës me pagesë kur kreu ekzekutimin e parë, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllati të tij. Që prej asaj kohe, ai nuk ndalon dot së vrari njerëz pasi siç thotë, i pëlqen shumë gjaku.

Ai jeton me nënën dhe motrën e tij në qytetin famëkeq të Pablo Eskobarit, Medelin. Djali bën rreth 100 euro për një vrasje dhe paratë thotë se i përdor për të ndihmuar familjarët, raporton newsbomb.al.

Në një intervistë për emisionin televiziv “Los Informantes”, Santiago thotë se vëllain ia vranë pasi rrefuzoi të bëhej vrasës me pagesë për një organizatë kriminale në Medelin. Ai thotë se e njëjta ofertë iu bë edhe atij, por megjithëse refuzoi fillimisht, pranoi pasi i ekzekutuan vëllain.

zdfsadgfsweg3eg.jpg

Ai thotë se pistoletën për të kryer vrasjen e parë e mori borxh

Santiago thotë se ka ekzekutuar dy vrasës të vëllait të tij dhe është në kërkim të dy të tjerëve. Në misionin e tij si vrasës me pagesë ai tha: “Mora borxh një pistoletë, më thanë do vijë një motor dhe do të të marrë. Më pas ke për të shkuar te vendi ku do vrasësh dikë”.

Santiago thotë se u trajnua nga anëtarët e organizatës kriminale. “Më çuan një mesazh në WhatsApp teksa mamaja po flinte gjumë. Dola nga shtëpia dhe shkova bashkë me një djalë tjetër me motor te një banesë private. Aty duhet të vrisnim pronarin. Më kishin dhënë vetëm gjysmën e parave, kështu që bëra atë që duhet të bëja”.

“Unë punoj nga ora 11 e natës deri në 4 të mëngjesit, shpërndaj drogë në lagje. Kur bëj ndonjë vrasje më paguajnë 100 euro,” rrëfen Santiago.

I pyetur nëse ka frikë që punon si vrasës me pagesë ai përgjigjet: “Në fillim kisha pak, tani mesa duket ka nisur të më pëlqejë gjaku”. /Newsbomb.al

sdrgsdfgegrg.jpg

Lagja në Medelin të Kolumbisë

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007612943649292
array(1) { ["section"]=> string(111) "santiago-15-vjecar-nuk-ndalon-dot-se-vrari-njerez-me-paguajne-100-euro-per-nje-ekzekutim-me-pelqen-gjaku-185814" }