'Sapo më thanë që kam Covid-19'/ Rama publikon videon e gruas shtatzënë me koronavirus, përlotet në spital: Po luftoj për vete dhe për bebin

Publikuar tek: politike, më 09:55 29-03-2020 'Sapo më thanë që kam Covid-19'/ Rama publikon videon e gruas shtatzënë me koronavirus, përlotet në spital: Po luftoj për vete dhe për bebin Gruaja shtatzene e infektuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një gruaje shtatzënë të infektuar me koronavirus e cila ndodhet e shtruar në spital e cila tregon se sapo e kanë njoftuar se është me Covid-19..

Gruaja ka bërë një video-selfie ku përcjell mesazhe të forta për njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi e ndërsa flet për familjen dhe thekson se ajo po lufton për veten dhe bebin nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Jam 39 vjeçe dhe jam në javën e 26 të shatzënisë. Sapo më thanë që kam Covid-19 dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam që të shtunën në spital ndërsa sot është e mërkurë. Kam pneunomi në të dyja mushëkritë por luftoj për vete dhe për bebin.

Nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia. E di që do mendoni  se nuk do  e merrni. Kam 3 fëmijë dhe një burrë në shtëpi që nuk do i takoj. Nuk e di si  e kam marrë por jam shumë sëmurë”, thotë ajo.

Rama ndërsa ka publikuar videon e saj thotë se të plagosurit  e kësaj lufte nuk ushqejnë frikën por vetëdijen se kjo nuk është një lojë.

“Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, po vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë”, shkruan Rama.


Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0087358951568604
array(1) { ["section"]=> string(142) "sapo-me-thane-qe-kam-covid-19-rama-publikon-videon-e-gruas-shtatzene-me-koronavirus-perlotet-ne-spital-po-luftoj-per-vete-dhe-per-bebin-200490" }