Përveç përplasjes së fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, gjatë inagurimit të stadiumit të ri ‘’Loro Boriçi’’, një tjetër problem duket se ka dalë për tifozët.
Ata janë ankuar dje gjatë ndeshjes me Marokun se një shtyllë u ka penguar pamjen në fushë.
Kjo është fotoja e shtyllës dhe nga ky kënd duket se nuk pengon aspak. Ndoshta ekranin e madh, nëse ndonjë tifoz nuk do ta shohë pa ndihmën e kamerave ose tifozët e paftuar në ballkonet e pallatit për karshi.