Sapo u kthye nga protesta, ish-deputeti i PD reagon për vdekjen e naftëtarit të Ballshit: Prej vitesh teknolog specialist në Rafineri, zemra e tij s’duroi më

Publikuar tek: politike, më 23:33 23-02-2020 Sapo u kthye nga protesta, ish-deputeti i PD reagon për vdekjen e naftëtarit të Ballshit: Prej vitesh teknolog specialist në Rafineri, zemra e tij s’duroi më Punetori i Rafinerise se Naftes ne Ballsh, Artan Voshtina

Ish-deputeti i PD Luan Baçi reagon për ndarjen nga jeta të naftëtarit të Ballshit Artan Voshtina, ditën e sotme.

Baçi shkruan se 50 vjeçari Artan Voshtia punonte prej vitesh në Rafinerinë e naftës si teknolog specialist, por si gjithë kolegët e tij nuk kishte marrë pagat e më shumë se dy viteve. Sot, Artan Voshtina ka dalë në protestë bashkë me kolegët, në një marshim që ka nisur nga Rafineria deri në qendër të qytetit, ndërsa pas mbylljes së saj është kthyer pranë familjes, në Fier.

I trishtuar dhe i mërzitur, zemra e tij nuk duroi më shkuran ish-deputeti Luan Baçi, duke fajësuar qeverinë që ndikoi sipas tij në fatin e trishtë të Artan Voshtinës.

‘Ngushullime edhe ju kolege te punes, te Artanit, protestues dhe greviste te urise. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij. Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve’, shkruan ndër të tjera Luan Baçi, kreu i PD së Fierit.

Reagimi i plotë i Luan Baçit:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte. Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari Artan Voshtina, banues ne Fier. Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin.

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me. Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes. I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij. Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes. Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit protestues dhe greviste te urise. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij. Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068399906158447
array(1) { ["section"]=> string(161) "sapo-u-kthye-nga-protesta-ish-deputeti-i-pd-reagon-per-vdekjen-e-naftetarit-te-ballshit-prej-vitesh-teknolog-specialist-ne-rafineri-zemra-e-tij-s-duroi-me-196211" }