Sara Hoxha në garë për veshje me 60 vjeçaren (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:52 27-07-2016 Sara Hoxha në garë për veshje me 60 vjeçaren (FOTO)

Revista Bordo ka bërë një krahasim ndërmjet Sara Hoxhës dhe Kris Jenner 60 vjeçe, të cilat kanë veshur fustane me të njëjtin model.

“Duket e gjitha si një “luftë” se kush do të dominojë me veshjet e Balmain, kush do të duket më bukur apo kush do të ketë ekskluzivitetin t’i veshë në fillim.

E para ishte Kris Jenner, e cila gjatë një eventi të Magnum në 12 Maj të këtij viti, në Festivalin e 69-të të Kanës, kishte zgjedhur fustanin e shkurtër të zi dhe gold Balmain. Fustani i punuar me temina, me dekolte të hapur e tregonte 60-vjeçaren Kris Jenner të mrekullueshme, duke nxjerrë në pah edhe format e saj. Ajo kishte zgjedhur ta shoqëronte fustanin me një palë sandale të zeza me rripa, ndërsa kishte përdorur një make up të lehtë.
Dy ditë pasi Kris Jenner u fotografua me fustanin, edhe Demi Lovato, e cila zgjodhi të njëjtën veshje në eventin e radios Kiis Fm. Këngëtarja 23-vjeçare e kishte shoqëruar fustanin e Balmain me një palë sandale me platformë të zeza të Giuseppe Zanotti, ndërkohë që kishte përdorur bizhuteri ari.

Familja Kardashian-Jenner njihet tashmë për simpatinë e madhe që kanë për këtë markë, duke zgjedhur veshjet e saj në evente të ndryshme. Ndërkohë që Demi Lovato ka dashur të bëjë një paraqitje ndryshe në tapetin e kuq, duke u veshur nga marka e njohur.

Teksa shohim dy personazhet e njohura të Hollywood-it me të njëjtin fustan të Balmain, revista BORDO konstaton se edhe Sara Hoxha ka vendosur t’i bashkëngjitet atyre. Gjatë eventit të Top Awards, trashëgimtarja e Top Medias, kishte zgjedhur të njëjtin fustan gold dhe të zi. Madje sandalet e saj duken të njëjta me ato të Kris Jenner. Kjo nuk është hera e parë që Sara apo familja e saj mban veshur fustane të Balmain.  Megjithëse një zgjedhje e minutave të fundit nga Sara, Balmain i dha shkëlqimin e duhur”-shkruan Bordo.

sara_hoxha.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071361064910889
array(1) { ["section"]=> string(55) "sara-hoxha-ne-gare-per-veshje-me-60-vjecaren-foto-47894" }