Sara Kapo përplaset me drejtuesit e “Top Show”, ka një mesazh thumbues për ta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:49 22-10-2016 Sara Kapo përplaset me drejtuesit e “Top Show”, ka një mesazh thumbues për ta

Me nisjen e sezonit të ri të “Top Show Magazine” erdhën edhe prurjet e reja në panelin e opinionistëve: Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj. Duke qenë se dy opinionistët nuk u përshtatën siç duhet me emisionin, “Magazina…” vendosi që pas 4 javësh në kolltukun e opinionistëve të ulë Albana Osmanin dhe Ervin Kurtin.

Pas largimit, Valeri zgjodhi të reagojë në Facebook me anë të një statusi ironik, kurse Sara, mesa duket, ka vendosur të “flasë” në InstaStory.

Ajo ka postuar mbrëmjen e kaluar një foto, ku shkruan: “Më larguat? Zemra, unë u largova vetë!”. Më pas, Kapo shkruan: “Më falni nëse s’mund të jem false! Mbajini gjërat patetike jashtë jetës sime! Loveee!”

Ky mund të jetë qartë një mesazh për “Top Show Magazine”, nisur  nga gjuha e Sarës dhe postimi që është bërë në orarin kur po transmetohej emisioni i mbrëmjes. Fakti që ajo nuk kishte reaguar më parë i shton akoma më shumë dyshimet se postimi është për drejtuesit e formatit televiziv. Gjithsesi, mbetet në dorë të Kapos për ta konfirmuar. Ndoshta në ditët në vazhdim mund të kemi edhe një përgjigje më konkrete nga ana e saj. (Blitz.al)

WhatsApp-Image-2016-10-22-at-09.41.00.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18846797943115
array(1) { ["section"]=> string(80) "sara-kapo-perplaset-me-drejtuesit-e-top-show-ka-nje-mesazh-thumbues-per-ta-57058" }