Bashkia e Sarandës nisi punën për përgatitjet për “Festën e Midhjes” traditë disa vjeçare në qytetin e Sarandës ku çelet edhe sezoni turistik.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa, edhe pse nuk ishte një nga të zgjedhurit për të kandiduar në një mandat të dytë në krye të qytetit, duke u zëvendësuar nga Florjana Koka, ka shpërndarë ftesat për “Festën e Midhjes” që do të zhvillohet në datat 8 dhe 9 maj.
Në qytet, organizohen shumë aktivitete turistike, ndërsa biznesmenë të zonës, hapin për dy ditë me radhë panairin e midhjeve, të gatuara në mënyra të ndryshme.
Ndërkohë pritet të ketë pjesmarrje më të madhe këtë vit, edhe për shkak të zgjedhjeve vendore, për t’u shfrytëzuar për fushatën zgjedhore.