Qyteti turistik i Sarandës është zgjuar sot i mbuluar nga një re e madhe tymi e krijuar nga djegia e mbetjeve urbane në zonat jashtë qytetit.
Era dhe presioni atmosferik kanë bërë që kjo re e mbetjeve të djegura të pushtojë gjirin e Sarandës duke përhapur në qytet si dhe në plazhe një erë të rëndë të e të padurueshme. Megjithëse Saranda ka një landfill modern të inaguruar disa kohë më parë, mbetjet vijojnë të shkarkohen buzë rrugës, jashtë qytetit, e ku më pas u vihet zjarri.