Sarandë, arrestohen 2 persona për shfrytëzim prostitucioni

Publikuar tek: aktualitet, më 08:24 15-03-2015 Sarandë, arrestohen 2 persona për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Olsi Muçodede, vjeç 23 dhe Ali Hide, vjeç 58, të dy banues në Sarandë, për “shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i tij u krye pasi për një vit Muçodede ka shfrytëzuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen 24 vjeçare me inicialet B.Gj për prostitucion. Shtetasi Ali Hile është arrestuar në flagrancë pasi kishte paguar shumën prej 10 mijë lekësh për të kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mësipërme.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Olsi Muçodede gjente klientët për shtetasen B. Xh, dhe se prostitucioni kryhej në banesat e klientëve ose në hotele të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet një makinë në Tiranë, forca të shumta policie në vendngjarje
Vlorë, 2 persona në pranga për vjedhje dhe dhunë në familje »
Article Logic
Execution time: 0.013272047042847
array(1) { ["section"]=> string(62) "sarande-arrestohen-2-persona-per-shfrytezim-prostitucioni-5924" }