Një 80-vjeçar ka gjetur sot vdekjen pas një zjarri që ra në banesën e tij në fshatin Llazat të Sarandës. I moshuari jetonte vetëm në shtëpi, duke mos patur mundësinë të thërriste për ndihmë.
Spiro Papa nuk ka mundur dot t’i mbijetojë asfiksisë, duke humbur ndjenjat dhe duke u djegur brenda banesës.
Banesa e tij është djegur plotësisht, por ende nuk dihet të cili mund të jetë shkaku. Paraprakisht dyshohet se gjithë këtë tragjedi për të moshuarin që për fatin e keq jetonte vetëm, mund ta ketë shkaktuar një masë elektrike.
Policia është duke hetuar më shumë rreth ngjarjes në komunën Livadhja, pas fatkeqësisë ndodhur në orët e para të mëngjesit.