Sarandë, Rama: 16.6 milionë lekë për pyllëzimin e kurorës së qytetit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 22-03-2015 Sarandë, Rama: 16.6 milionë lekë për pyllëzimin e kurorës së qytetit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur inspektimin e kurorës së gjelbër në Sarandë.  Qëllimi i tij është pyllëzimi i kësaj kurore në kuadër të iniciativës për mbjelljen e fidanëve në mbarë vendin.

Kryeministri Rama shprehet se vetëm në vitin e parë të mandatit janë mbjellë 2.5 milionë fidanë në Shqipëri. Ndërsa, deri në fund të mandatit synojmë që të mbjellim 10 milionë fidanë, shprehet ai. Për pyllëzimin e kurorës së Sarandës janë akorduar 16.6 milionë lekë. Do të mbështesim ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedistit, e mbyll fjalën e tij Rama.

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, Rama nuk është ndalur vetëm në çështjen e pyllëzimit të kurorës së Sarandës. Ai ka inspektuar edhe impiantin e ujërave të zeza, investim i cili kishte vite të tëra i bllokuar. Investimi do t’i japë fund ujërave të zeza në Sarandë dhe Ksamil pasi ato nuk do të derdhen më në det, shprehet Kryeministri i vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, Bello: Janë eleminuar zërat kritikë, listat i bën kryetari
Krasniqi: 23 vjet nga takimi i parë me lirinë, sot një kontrast i thellë »
Article Logic
Execution time: 0.012150049209595
array(1) { ["section"]=> string(71) "sarande-rama-16-6-milione-leke-per-pyllezimin-e-kurores-se-qytetit-6620" }