Sarandë, shpërthen predha buzë detit, plagosen dy të rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 11-07-2015 Sarandë, shpërthen predha buzë detit, plagosen dy të rinj Foto ilustruese

Dy adoleshentë nga qyteti i Sarandës janë plagosur pas shpërthimit të një predhe buzë detit.

Të rinjtë me inicialet K.M, 16-vjeç dhe A.K, 17-vjeç banues në lagjen “Baba Rexhepi” të Sarandës, ishin duke mbledhur hekurishte buzë detit ku edhe kanë gjetur një predhë. Ata kanë tentuar ta presin predhën me ndihmën e një sharre por në këtë moment ka shpërthyer.

Fatmirësisht ka shpërthyer vetëm disku i predhës dhe jo e tërë predha, çka mund të kishte qënë fatale për ta. Adoleshentët kanë marrë dëmtime në këmbë por janë transportuar në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Morinë 38 vjeçari nga Kosova i dënuar me 10 vite burg në Gjermani
Manchester United në vrull blerjesh, e “rrëmben” edhe mbrojtësin italian »
Article Logic
Execution time: 0.01240086555481
array(1) { ["section"]=> string(61) "sarande-shperthen-predha-buze-detit-plagosen-dy-te-rinj-15946" }