Policia e qytetit të Sarandës ka zbuluar një arsenal municionesh luftarake të fshehura pranë varrezave në lagjen “Baba Rexhepi”.
Në arsenalin e municioneve janë gjetur 30 fishekë kundërajrorë, 6 kallëpe tritoli, 2 arka me fishekë dhe 24 granata dore. Policia tha se po punon për identifimikin dhe arrestimin e autorëve që e kanë fshehur këtë arsenal municionesh.
Vendi ku u gjet arsenali i municioneve luftarake të fshehura në Sarandë, pranë varrezave të qytetit