Sarkozy merret sërish në pyetje për skandalin e financimit nga Gaddafi, ja çfarë deklaroi

Publikuar tek: bota, më 17:59 21-03-2018 Sarkozy merret sërish në pyetje për skandalin e financimit nga Gaddafi, ja çfarë deklaroi

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është përballur me seancën e dytë të pyetjeve lidhur me skandalin e financimit me 50 milion euro të fushatës së tij në 2007-ën nga ish lideri libian Moammar Gaddafi.

Ish-presidenti francez mbërriti pak para orës 08:00 në zyrta e Antikorrupsionit në Nanterre, pranë Parisit.

Seanca e pyetjeve ndaj Sarkozy u ndërpre në mesnatë dhe ish presidenti francez u dërgua në shtëpinë e tij, pa u mbushur ende 48 orë nga arrestimi. Kjo lëvizje u kritikua si favorizim dhe mos trajtim i barabartë përpara ligjit.

Kjo është hera e parë që Sarkozy ndalohet dhe merret në pyetje që prej vitit 2012 kur Mediapart publikoi një document për financimin e fushatës presidenciale të tij nga regjimi libian i kryesuar nga Gaddafi.

Sarkozy, që pret vendimin e gjykatësve nëse do të qëndrojë në burg apo do të lihet i lirë, i ka quajtur akuzat si “groteske” dhe “manipulim”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034974813461304
array(1) { ["section"]=> string(95) "sarkozy-merret-serish-ne-pyetje-per-skandalin-e-financimit-nga-gaddafi-ja-cfare-deklaroi-114035" }